Delegacioni i Senatit francez publikon fotografi nga ura në Mitrovicë, Ambasada jep detaje

Delegacioni i Senatit të Francës dhe i Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor, gjatë vizitës në Kosovë, është takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile dhe ka vizituar Manastirin e Graçanicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka theksuar se Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës.

“Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij, duke respektuar të gjitha komunitetet e vendit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Vizita e delegacionit francez zhvillohet në kuadër të kontakteve me përfaqësues të komuniteteve dhe institucioneve në Kosovë. /Zëri