Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës.

Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe jeton në Shqipëri.

Reagimet e tij janë bërë viralë edhe në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe TikTok.

Kim Anpas, njeh po ashtu edhe historinë e UÇK-së.

I riu rrëfeu  se si e ka mësuar historinë për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare.

"Edhe në Indonezi ka një organizatë si UÇK-ja. Unë kur kam dëgjuar për UÇK-në, unë ndihem sikur kam dëgjuar për atë organizatë në Indonezi", u shpreh ai në Klan Kosova.

"Unë kam lexuar informacione se si UÇK-ja filloj për të bërë diçka për lirinë dhe pavarësinë", shtoi i riu nga Indonezia.Në fund, Kim Anpas ia tha edhe një këngë për UÇK-në:

"Në ballë të luftës, troje të Dardanisë... UÇK-UÇK.... zemra e djalërisë. UÇK-UÇK, zemra e shqiptarisë", këndoi live enkas për shikuesit.