U arrestua për vjedhje, gruaja amerikane bëhet virale për shkak të ngjashmërisë me Jennifer Lopezin
Një grua nga Minnesota është bërë virale në internet pas publikimit të fotos së saj të arrestimit, pasi ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme Jennifer Lopez ka habitur shumë njerëz.
Cyrena Anne Quast, 35 vjeçe, u arrestua më 30 gusht, pasi dyshohet se vodhi dy paketime të dyfishta me bateri për vegla elektrike, me vlerë rreth 580 dollarë, nga një dyqan në Monticello, sipas një kallëzimi penal të siguruar nga The Watch MN.
Një punonjës i dyqanit thuhet se e njohu Quastin nga një vjedhje e dyshuar e ndodhur dy ditë më parë dhe njoftoi policinë.
Sipas raportimeve, Quasti pranoi se kishte vjedhur paketimet me bateri dhe u regjistrua me akuzën për vjedhje, një kundërvajtje e rëndë penale, sipas të dhënave online të arrestimit.
Megjithatë, nuk është akuza për vjedhje ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen.
Ngjashmëria e jashtëzakonshme e Quast me yllin ndërkombëtar 57-vjeçar, Jennifer Lopez, në foton e arrestimit të publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright, ka shkaktuar reagime të shumta në internet.
“Për një moment mendova se ishte J.Lo, hahaha”, shkroi një përdorues.
Një tjetër komentoi me shaka: “Ka ndodhur një defekt në matricë”.
Shumë përdorues të tjerë iu referuan me humor këngës së famshme të Jennifer Lopez të vitit 2002, “Jenny from the Block”, në komentet ku u shpërnda fotoja e të arrestuarës.
“Në burg njihet si Jenny from D-Block!”, shkroi një përdorues.
Një tjetër komentoi: “Jenny paska ecur shumë nëpër bllok”.
“Është pa dyshim ende Jenny from the Block”, shkroi një tjetër.
Një komentues tjetër shkroi me humor: “JENNIFER, NËSE NUK VJEN TA MARRËSH MOTRËN TËNDE MENJËHERË DHE TË BËNI TESTIN E ADN-së! Bëje për ne. Kjo është motra jote, vajzë!”.
Sipas raportimeve të Daily Mail, Quast u lirua një ditë pas arrestimit të saj, më 30 gusht.