Dua Lipa reagon ndaj vendimit në Hagë, kujton krimet e Serbisë në Kosovë
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka reaguar ndaj vendimit të Hagë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ajo pakënaqësinë e saj e shprehu duke publikuar në Instastory llogon e UÇK-së me hashtagun Liria Ka Emër.
Lipa po ashtu në storien tjetër publikoi edhe krimet e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga Serbia.
1 milion refugjatë;
11 mijë të vrarë;
1 mijë e 24 fëmijë të vrarë;
20 mijë të dhunuar; si dhe
1 mijë e 600 të zhdukur.