Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje, manipulim provash e shitblerje narkotikësh
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë të cilët dyshohen për armbëmbajtje, manipulim provash dhe shitblerje substancash narkotike.
sipas njoftimit të PK-së thuhet se nga tre personat e dyshuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale: shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova”, thuhet në njoftimin e Policisë,
“Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe zbulojnë personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale”.
“Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”.