“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Edhe Peja i është bashkuar “Orës së Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Bëhet e ditur se në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria ka emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të Pejës.
Me nisjen e “Orës së Pritjes”, edhe Peja u bashkohet qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh: “Në emër të popullit, shpallni TË PAFAJSHËM!”
Nga Peja u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj.
Aktivitetet e platformës qytetare “Liria ka emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.