Konstatoi vdekjen e një gruaje dhe s’e lajmëroi Policinë, arrestohet një mjek në Leposaviq

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar në Leposaviq.

Sipas Policisë, të enjten është raportuar për një rast të vdekjes të dyshimtë, ku është gjetur pa shenja jetë një femër e lindur në vitin 1997.

Bëhet e ditur se mjeku kujdestar kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës, por që rastin nuk e kishte lajmëruar në Polici.

“Lidhur me rrethanat e rastit dhe detyrimin për njoftimin e Policisë, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq, për veprën penale ‘Moslajmërim i veprës penale’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes”, thuhet ndër të tjera. /Zëri