U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime
Një burrë është dërguar në Emergjencën në Shtime më datë 09.09.2026, rreth orës 22:30, ku më pas është konstatuar vdekja e tij.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri
Raporti i plotë:
Hetim mbi vdekjen
Shtime, 09.09.2026, 22:30. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në Emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.