Lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit, Dogana me njoftim

Dogana e Kosovës informon udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë.

Dogana në një njoftim u ka rekomanduar qytetarëve të informohen para udhëtimit.

Postimi i plotë:

Sipas këtyre kufijve, udhëtari mund të përfitojë nga lirimi për:

200 cigare, ose

100 cigarillos, me peshë jo më shumë se 3 gramë secila, ose

50 puro, ose

50 gramë duhan për tymosje, ose

Një përzierje proporcionale të këtyre produkteve të ndryshme.

Këto kufij zbatohen për mallrat e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi.

Informohuni përpara udhëtimit dhe respektoni rregullat doganore.