Një i lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Pejë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Pejë.

Lajmin për Zeri.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Agim Qelaj’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore, ku i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Zëri