Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, Policia siguron zonën

Një alarm për bombë është ngritur sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana tha se policia menjëherë ka ndërmarrë masat e sigurisë në zonë.

“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha ai.