Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj sulmeve të fundit që po bëhen ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruna se kjo fushatë e orkestruar politike kundër tij ka kaluar kufijtë e debatit politik dhe janë bërë “çnjerëzore”.

Në reagim Rama thotë se fundmi në shënjestër nuk është vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët dhe bashkëshortja e tij, gjë që sipas tij përbën linçim dhe presion.

“Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik. Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik!”, ka shkruar Rama.