“Shame and Money” do të ketë premierën rajonale në “Sarajevo Film Festival”

Filmi “Shame and Money”, me skenar dhe regji nga Visar Morina, do të ketë premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të "Sarajevo Film Festival".

Lajmi është bërë me dije nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Shame and Money” është një produksion i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, në bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl.

Në rolet kryesore interpretojnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj.

Skenari është shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha, ndërsa producentë janë Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega, Pia Hellenthal dhe Visar Morina. Bashkëproducentë janë Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Danijel Hoëevar, Dritan Huqi, Marija Dimitrova dhe Marc Goyens.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, së bashku me Eurimages – Council of Europe, Commissioner for Culture and the Media, German Federal Film Fund, Film- und Medienstiftung NRW, Slovenian Film Centre, National Center of Cinematography Albania, North Macedonian Film Agency, Tax Shelter of the Federal Government of Belgium, The Tax Shelter Investors, WDR dhe Fondation Suisa.