FFK-ja ia dhuron Prattipatit ndërresën e Kosovës me numër 250, për nder të pavarësisë së SHBA-së

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, ka realizuar sot disa fotografi me ndërresën e Kombëtares së Kosovës, pasi e ka marrë dhuratë nga Federata e Futbollit të Kosovës për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së ka shkruar se Prattipati është e nderuar që ka pranuar një dhuratë të tillë dhe ka falënderuar FFK-në për gjestin.

“E ngarkuara me Punë Anu Prattipati u nderua duke pranuar një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara. Faleminderit Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë gjest domethënës dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.