Vdes tragjikisht 26-vjeçari pasi u godit nga rrufeja në Delloc të Suharekës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rastin e konfirmoi  komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha.

Ai gjithashtu bëri të ditur se personi që u godit është një 26-vjeçar.

Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë, ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.  /klankosova