Prangoset burri në Klinë, rrahu gruan
Një burrë është arrestuar në Klinë, pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë, si pasojë e dhunës, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar te një familjar i saj.
Ndërkohë i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Klinë, 30.06.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar te familja e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.