Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasjeje në Prishtinë
Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Tentim vrasjeje”, në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur më 16 qershor 2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, transmeton Zeri.info.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Zëri