Plagosja në Prishtinë, bastiset shtëpia e njërit prej të dyshuarve
Mbrëmë në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë është plagosur një person, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast ka disa të dyshuar, megjithatë njërit prej tyre i është bastisur shtëpia, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.
Policia nuk raporton për të arrestuar, por që rastin është duke e trajtuar si “Vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje në tentativë
Prishtinë, 16.06.2026-23:21. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e një të dyshuari, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë. Rasti është duke u hetuar. /Zëri