Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se ka filluar Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026

Në kuadër të programit, KQZ-ja mirëpret përfaqësues dhe ekspertë zgjedhorë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, të cilët do të vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor.

“Vëzhgimi ndërkombëtar kontribuon në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit publik në proceset demokratike”, tha KQZ-ja.

Pjesëmarrësit janë nga Turqia, Lituania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe International IDEA.