Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin e votimit, në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë.
Përmes një njoftimi, ambasada ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak më shumë se tri orë deri në mbylljen e qendrës së votimit, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar të paraqiten në vendvotim.
Sipas njoftimit, votimi mund të realizohet me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të vlefshme të Republikës së Kosovës.Ambasada ka njoftuar se vendvotimi do të jetë i hapur deri në orën 19:00, ndërsa adresa e saj është Tivolska cesta 48 në Lubjanë.
Autoritetet diplomatike kanë inkurajuar të gjithë qytetarët e regjistruar që të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës brenda afatit të paraparë.