Vrasje në tentativë në Gjilan, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Vrasje në tentativë

Gjilan, 04.06.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.