Në një bankë në Prishtinë zbulohen 338 euro të falsifikuara, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar një rast për falsifikim të parasë në Prishtinë, pas ekspertizës së kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Bëhet e ditur se paratë u dorëzuan në Polici më datën 08.08.2024 nga zyrtarja e një banke private në Prishtinë.

“Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime nga ekipet relevante”, thuhet në raport. /Zëri