Një femër nga Prizreni sulmon fizikisht disa zyrtarë policorë

Më 17.05.2026, rreth orës 23:20, është arrestuar një femër në Prizren, nën dyshimin për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas Policisë, e dyshuara fillimisht e kishte fyer e më pas e kishte goditur me shqelm një zyrtar policor.

“E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtarë policorë. Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor. E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri