Sulmohet një inspektor komunal në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Një inspektor komunal në Prishtinë ka raportuar se është kërcënuar e sulmuar fizikisht të dielën rreth orës 15:50.
Sipas Policisë, të dyshuarit ende janë të paidentifikuar, raporton Zeri.info.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe për rastin janë intervistuar tre dëshmitarë rasti.
“Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport. /Zëri