Superliga vazhdon në fundjavë
Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e 33-të, ku në program janë katër ndeshje për t’u zhvilluar.
Në ditën e shtunë do të zhvillohen ndeshjet Drita - Ballkani (Gjilan) dhe Drenica - Gjilani (Skenderaj).
Kurse të dielën zhvillohen përballjet si Llapi - Dukagjini (Podujevë) dhe Ferizaj - Malisheva (Ferizaj).
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet në orën 16:00. /Zëri