Në Kosovë nga janari deri në mars 334 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, nga janari deri në mars, 334 çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), trendi i shkurorëzimeve ka qenë i theksuar që në fillim të vitit. Në muajin janar 88 çifte vendosën t’i japin fund bashkëjetesës së tyre martesore.
Ky numër pësoi rritje të ndjeshme në shkurt, ku 135 çifte u ndanë ligjërisht.
Ndërsa në mars edhe 111 çifte të tjera iu shtuan kësaj statistike, duke e çuar totalin në 334 ndarje për vetëm tre muaj.