Autorët e vrasjes në Lezhë e fshehën veturën duke e mbuluar me bar
Është gjetur një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës.
Automjeti pa targa tip “Volksëagen Polo”, i cili u përdor nga autorët, u gjet i mbuluar me bar në fshatin Torovicë dhe të njëjtin e kishin marrë me qira.
Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.
Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.
Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit Besnik Kolndreu u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të tij, por me targa.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit vazhdojnë kërkimet në terren për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.