Zhduket një person në Ferizaj
Është zhdukur një person në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima mashkull është raportuar se ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Rasti ka ndodhur me datën 20 prill, rreth orës 19:00.
Njësiti policor është duke hetuar rastin.
“Ferizaj / 20.04.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësiti policor është duke hetuar rastin”. /Zëri