Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person
Një person 44-vjeçar është lënduar gjatë një zjarri që ka shpërthyer në një punëtori në rrugën “Selman Kadria” në Ferizaj, teksa dyshohet se po tentonte ta shuante zjarrin.
Zjarrfikësit kanë intervenuar me kohë dhe e kanë shuar zjarrin, ndërsa i lënduari po trajtohet në emergjencë dhe gjendja e tij raportohet stabile.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 15:40, është pranuar një informatë për një zjarr në një punëtori në rrugën “Selman Kadria” në Ferizaj . Njësia e zjarrfikësve ka intervenuar dhe ka arritur ta shuajë zjarrin para arritjes së patrullës policore.
“Si pasojë e zjarrit, një person, B. Sh(44 vjeç ), ka pësuar lëndime derisa dyshohet se po tentonte të shuante zjarrin, i cili është duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt dhe gjendja e tij është stabile. Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, ndërsa janë njoftuar edhe institucionet përkatëse për veprime të mëtejme”, tha Veseli. /klankosova