Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Rastin pët Zërin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku sipas tij, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

"Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.