Mediumi turk insiston: Vedat Muriqi do të kalojë te Fenerbahçe, mësohet shuma që do të paguhet
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, vazhdon të kërkohet me ngulm nga gjiganti i Superligës së Turqisë, Fenerbahce, gjë që sipas mediave turke është edhe dëshirë e lojtarit.
Të martën gazeta turke Aksam ka shkruar se Muriqi e dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahces.
30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Dzekon, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.
Muriqi luajti për Fenerbahçen pesë vjet më parë, kur u shit te Lazio pas një sezoni shumë të mirë.
Fenerbahce është i gatshëm t’ia paguajë Mallorcas plot 9 milionë euro për shërbimet e Muriqit.
Reprezentuesi i Kosovës në rast të transferimit te Fenerbahçe pritet të nënshkruajë kontratë për tri vite.
Këtë edicion Muriqi ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime e fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/