Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar, krenare për rolin që pati në progresin e FSK-së
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ajo ka dhënë për këtë.
Ai tha se FSK-ja është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin që ka pasur në progresin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë”.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja dje mbajtën konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK-ja dhe Partnerët 2024”.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.