Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor

Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur koalicion paszgjedhor, njoftoi Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtare Shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Pas tri takimeve, tri parti politike sot e nënshkruan marrëveshjen (për koalicion paszgjedhor) e ndërmjetësuar nga KKSH”, ka shkruar Lutfiu.

Partit nënshkruese janë; PD, PVD dhe LPD.

Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit ishte motivi kryesor i kësaj nisme të cilën e udhëhoqi KKSH-ja.

“Partitë politike të sipërpërmendura arrijnë këtë marrëveshje e cila ka prioritet luftën kundër diskriminimit, zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror, arritjen e barazisë, zhvillimin ekonomik-social, kulturor të komunës sonë”.

Lutfiu ka thënë se marrëveshja mbetet e hapur edhe për listat tjera garuese që sigurojnë mandate në përbërjen e re të Kuvendit komunal.