Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë, sonte

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë.

Atalanta e pret Fiorentinën në stadiumin “Gewiss”, në orën 21:00.

Sfida e parë mes skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Fiorentinës.

Skuadra e cila fiton kalon në finale dhe atje do të përballet me Juventusin, i cili mbrëmë u kualifikua pas fitores ndaj Lazios, me rezultat të përgjithshëm 3-2. /Zëri