Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës [foto]

Sot në festën e 28 Nëntorit është përuruar shtatorja e Anton Çettës, prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

Ajo u vendos në oborrin e Fakultetit Filologjik, raporton Zeri.info.

Skulptori Agron Qosa kishte përfunduar këtë shtatore në vitin 2018, por dilema për vendin dhe punimet në oborrin e Filologjikut shtyen deri më tash përurimin e kësaj shtatoreje.

Në këtë ceremoni ishin kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.