Sot, mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dot pritet të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet mes 12-15 gradë Celsius.

Bëhet e ditur se do të fryejë erë e lëhrë dhe e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

“Reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje. Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve”, thuhet në njoftim. /Zëri