Haxhiu për situatën në veri: Për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e opozitës

Situata në veri u tensionua sot pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, raporton Zeri.info.

Por, partitë opozitare thonë se deri te kjo situatë ka ardhur pas vendimit të Qeverisë për mosshtyerje të afatit për targat ilegale, qëndrime të cilat ministrja Haxhiu i quajti të turpshme dhe për keqardhje.

“Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t'i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, shkroi ajo. /Zëri