Kryediplomati italian: Tensionet në ngritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, gjegjësisht në veri të vendit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, gjatë ditës së sotme njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës. Kjo për shkak të çështjes së targave.

E Tajani, që është edhe zëvendëskryeministër i Italisë, tha se duhet përmbajtje dhe dialog mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një kompromis të drejtë.

“Tensionet në ngritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese. Kërkova nga ambasadorët tanë në Beograd dhe Prishtinë të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. Italia është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Tajani në Twitter.