Vritet një person në Peran të Podujevës

Në fshatin Peran të Podujevës një person ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur 18:00 dhe se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët.

Këtë e konfirmoi për “Zërin”, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, ka thënë Borovci. /Zëri