LDK: Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Bexhet Xheladinit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për ripërsëritjen e votimit nga diaspora për komunën e Dragashit.
LDK-ja përmes një njoftimi kanë thënë se se mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen për kandidatin e tyre, Bexhet Xheladini.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit tonë Dr. Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë. Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbronë sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim.Mërgata jonë, siç ka vendosur qartë e bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, e në raundin e dytë me 14 nëntor, do të vendosë dhe në raundin e ri, të përsëritjeve të zgjedhjeve për votuesit me postë”, thuhet në njoftim.
Nga LDK-ja kanë thënë se vullneti dhe zëri i qytetarëve në diasporë nuk mund të shuhet nga askush.
“I ftojmë qytetarët tanë në mërgatë të shprehin lirshëm dhe sërish bindshëm si në dy raundet paraprake, mbështetjen për kandidatin tonë, kryetarin e ri, Dr. Bexhet Xheladini për komunën e Dragashit. Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush”, thuhet më tej në njoftim. /Zëri