Armando Broja shënon golin e parë me Southamptonin në Premier Ligë
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shënuar golin e parë me Southamptonin në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.
Në "St. Mary Stadium", Southamptoni dhe Leeds United janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit anglez.
Vendasit kanë kaluar në epërsi 1-0, falë golit të shënuar nga Armando Broja në minutën e 53-të.
/Zeri.info