Dele Alli është ndarë nga modelja seksi “sepse ai kaloi shumë kohë duke luajtur Fortnite”

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Delle Alli është ndarë nga e dashura e tij, modelja, Ruby Mae, përcjell “Zeri.info”.

Shokët e lojtarit e fajësojnë atë pasi që ka kaluar shumë kohë duke u marrë me videolojën e famshme “Fortnite”.

Miqtë thanë se modelja Ruby ishte e zemëruar për sjelljet e fundit të yllit të “Spurs” – duke përfshirë edhe kohën e gjatë që ka kaluar Alli duke luajtur “Forntine”.

Një mik i tha “The Sun”: “Dele dhe Ruby Mae kanë mbaruar. Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar, por tani ndihet shumë si fundi. Ruby është e trishtuar, por kujdeset për veten tani”.

Ruby dhe Delle Alli u lidhën me njëri-tjetrin në vitin 2016 dhe u ndanë pak ditë para ditës së Shën Valentinit. /Zeri.info