ZYRTARE: Vushtrria mbetet pa trajner, largohet Fitim Llapashtica
Klubi i futbollit Vushtrria ka mbetur pa trajner, raporton Zeri.info.
Kryetrajneri i këtij ekipi, Fitim Llapashtica është larguar nga skuadra me renome në futbollin e Kosovës.
Vet Llapashtica e ka konfirmuar lajmin përmes Zeri.info.
"Që nga sot (e shtunë) nuk jam më pjesë e klubit FC Vushtrria. Ekipit dhe lojtarëve i dëshirojë suksese në arritjen e objektivave", ka njoftuar Fitim Llapashtica për Zeri.info, duke mos dhënë më shumë detaje.
Vushtrria pas xhiros së nëntë në Ligën e Parë (Grupi A), ndodhet në pozitën e gjashtë më nëntë pikë të grumbulluara.
Ky ekip në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Superligës derisa edhe në atë edicion, skuadrën në shumicën e ndeshjeve e ka drejtuar pikërisht Llapashtica. /Zeri.info