Vitia publikon orarin kur mund të lëvizin qytetarët e Mitrovicës veriore, Malishevës dhe Zveçanit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është ndërmarrë një vendim në lidhje me lëvizjen e qytetarëve në komunat që ndodhen në karantinë për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
Ai ka bërë publik orarin kur qytetarët e komunave në karantinë mund të lëvizin për nevojat e tyre, përcjell “Zëri.info”.
Vitia ndër të tjera ka bërë të ditur se së shpejti do të ndërmerren edhe masa të tjera për të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit vdekjeprurës Covid 19.
Ky është njoftimi i plotë i Vitisë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;
Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.
I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.
Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t'i respektojmë rregullat!.
Me respekt,