Lufta ndaj COVID-19, Kim Kardashian tregon sërish anën humane

Kim Kardashian mbështet organizatën bamirëse për fëmijë.

Kim Kardashian publikisht doli në mbështetje të organizatës bamirëse “Children’s Miracle Network Hospitals”, në kuadër të Javës së Spitalit të Fëmijëve.

Ylli televiziv, publikoi një fotografi në Instagram, ku tregoi se është në listën e fytyrave publike që po e mbështesin këtë organizatë.

“CMN Hospitals” gjatë muajit të kaluar njoftuan se po japin fasha falas, për ta promovuar kauzën e tyre.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Katy Perry, e cila sikurse Kim u fotografua me fashë të njëjtë në dorë.

“Bashkohuni me mua për të mbështetur @cmnh Hospital gjatë #Javës së Spitalit të Fëmijëve sepse fëmijët kanë nevojë për kujdes tani. Ata kanë nevojë për spitalet e fëmijëve tani më shumë se kurrë!”, ka shkruar ajo. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Join me in supporting @cmnhospitals during #ChildrensHospitalWeek because kids need care now. They need children’s hospitals now more than ever! Visit Kidscantwait.org to learn more.

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on