Wenger: Arsenali e la shpirtin në ‘Highbury” kur u zhvendos në ‘Emirates’

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se shpërngulja e londinezëve nga “Highbury” në “Emirates” bëri që klubi të humbasë një pjesë të identitetit, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” kishin vendosur ta rrisnin kapacitetin në 60,000 ulëse në 2006-n pasi kaluan 93 vjet në “Highbury”, që kishte një kapacitet prej 38,419 shikuesish.  

{320827}

Gjatë 10 vjetëve para ndryshimit të stadiumit, Arsenali fitoi 11 tituj nën drejtimin e Wengerit, duke përfshirë 3 tituj të Premierligës.

“U shpërngula nga ‘Highbury’, që ishte i ngjashëm me ‘Anfield’-in, por kishte një shpirt në stadium. Ne ndërtuam një stadium të ri, por kurrë nuk e gjetëm shpirtin tonë – e lamë shpirtin tonë në ‘Highbury’”, ka thënë Wenger./Zëri