E la futbollin, kjo pritet të jetë puna e re e Cechut

Petr Cech do të pensionohet në fund të këtij edicioni nga futbolli, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi çek do ta mbyllë karrierën e tij pas finales së Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Chelseat.

“Sky Sports” raporton se Chelsea do ta emërojë Cechun drejtoj sportiv të klubit gjatë kësaj vere.

Cech është pjesë e Arsenalit që prej verës së vitit 2015, por pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar te Chelsea./Zëri