Zyrtare: Ylli i Juventusit do t’i nënshtrohet nesër një operacioni

Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo do t’i nënshtrohet nesër një operacioni, ka njoftuar klubi torinez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez theu mbrëmë kockat nazale në sfidën mes Juventusit dhe Atalantas, që u mbyll me shifrat 1:1.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Juventusit në shtëpi këtë edicion, derisa futbollistëve u janë dhënë katër ditë pushim dhe do të rikthehen në stërvitje të premten, ku do të përgatiten për sfidën e fundit në kampionat ndaj Sampdorias./Zëri