Sot shorti i Kampionatit Evropian, Kosovare Asllani befason me fjalët për Kosovën

Kosovare Asllani është njëra prej futbollisteve më të mira shqiptare që shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Asllani në nivel ndërkombëtar përfaqëson Suedinë, megjithatë ajo kurrë nuk e ka harruar Përfaqësuesen e vendlindjes së familjes së saj.

Ndërkaq, sot do të hedhet shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian në kategorinë e femrave, shkruan Zëri.

Kosova është në vazon e pestë, ndërsa Suedia gjendet në vazon e parë, kështu që dy skuadrat mund të përballen mes vete në eliminatore.

Kështu dëshiron edhe Kosovare Asllani, e cila thotë se shpreson të përballet me vashat e Kosovës.

“Ju lutem vendoseni Kosovën në grupin tonë”, shkroi Asllani në Instagram./Zëri/