Ky është motivi për të cilin dyshohet se është kryer vrasja në Ferizaj

Sot në Ferizaj është vrarë një person, pas lëndimeve që ka marrë nga gjuajtja me armë zjarri, ndërkaq, thuhet se motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja.

“Vëllai i Mentorit e ka vra një person para tri viteve. Tash këta janë hakmarrë për këtë vrasje”, ka thënë një burim i afërt me viktimën për Indeksonline.

LEXO EDHE: Detaje nga vrasja në Ferizaj - Identifikohet viktima dhe i dyshuari

Ndërkaq, rastin për vrasjen e të riut në Ferizaj, e ka konfirmuar më herët për Persikopi-n Agim Gashi nga Policia e Ferizajt.

“Në orën 12:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person është lënduar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një person të moshës 25-30 vjeçar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Agim Gashi.